Aksident në Pogradec, plagoset këmbësorja

Nga Artin Halili
5 Shtator 2024, 20:18 | Kronikë

Mbrëmjen e sotme një aksident me pasojë një të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

A2 mëson se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, në Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.

E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Pogradecit, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, shkruan A2.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos