Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Efekyte.
Sipas hetuesve, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se automjeti tip golf është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë ku ka qëndruar për 30 minuta në afërsi të lokalit ku Metushi dhe Elezaj qëndruan.
Për policinë kjo tregon se ata ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal. Personat, shënjestër e atentatit, vijnë dhe ulen në verandë, autorët i presin në afërsi. Kamerat e sigurisë tregojnë se si agresorët lëvizin me automjet për t'u siguruar se janë ulur aty dhe saktësojnë tavolinën. Më pas rikthehen para lokalit dhe qëllojnë me breshëri automatiku, shkruan A2 CNN
Nga këqyrja e kamerave grupi hetimor ka arritur të ndërtojë dhe itinerarin e makinës. Ajo nga Kamza, më pas te Liqeni i Paskuqanit dhe hyn në afërsi të Bulevardit të Ri, për të mbërritur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar ndjek edhe në kthim, deri në djegien e saj sapo kalon Kamzën.
Në Qerekë autorët mendohet se kanë pasur dijeni për zonën që nuk mbulohet nga kamera sigurie, duke e zgjedhur si vend për të djegur automjetin. Targa e makinës rezultonte regjistruar në Valias, por pas marrjes në pyetje të pronarit të makinës u zbulua se atentatorët kanë dubluar target, pasi nuk ka pasur denoncim për vjedhje. (A2 Televizion)