Përplasen dy makina, një e plagosur në aksin Fier-Patos

Nga Çaku Tafa
5 Shtator 2024, 17:41 | Kronikë

Përplasen dy makina, një e plagosur në aksin Fier-Patos

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos, në vëndin e quajtur "Lapidari i Portëzës", siç raporton A2.

Një automjet tip Alfa Romeo, me targa AA 336 TO, është përplasur me një tjetër automjet tip Toyota Yaris, me targa AB 536 MA, që drejtohej nga një femër.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit Toyota, e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Në vendngjarje forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por dhe për të normalizuar trafikun, i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos