Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Vlorë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 09:43 | Kronikë

Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë, 3 të

Një shqiptar, një italian dhe një maroken janë vënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht: I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;  M. B., shtetas maroken, banues në Itali;  M. M., shtetas italian, banues në Itali”, njofton Policia.

Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim e 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.

“A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali; S. P., lindur dhe banues në Sarandë;  A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos