Makina përplaset me kalin dhe humb kontrollin, plagoset e reja

Nga Artin Halili
3 Shtator 2024, 22:56 | Kronikë

Makina përplaset me kalin dhe humb kontrollin, plagoset e reja

Një aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë.

Siç raporton A2, një drejtuese mjeti, duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës, në afërsi të fshatit Dishnicë ka goditur fillimisht një kalë i cili ndodhej në aksin nacional dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur barrierat mbrojtëse të rrugës e duke përfunduar në ambientet e jashtme të një shtëpie.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar e reja që po drejtonte mjetin, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos