Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit. (A2 Televizion)