Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Mollaj të Korçës, ku 27 vjeçari A.Kodra u plagos me thikë nga bashkëfshatari i tij pranë një lokali.
Sipas burimeve, autori i plagosjes është shtetasi Aleks Qishi që dyshohet se dhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.
Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi.
40 vjeçari e ka qëlluar disa herë A.Kodrën me thikë, teksa motivi i sherrit është ende i paqartë. Aktualisht ai ndodhet në komisariat ku po merret në pyetje. (A2 Televizion)