Plagosja në Korçë, policia zbardh ngjarjen. Arrestohet autori dhe 4 persona të tjerë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 09:30 | Kronikë

Plagosja në Korçë, policia zbardh ngjarjen. Arrestohet autori

Policia e Korçës ka zbardhur plagosjen me thikë të një 28-vjeçari të ndodhur dje, në fshatin Mollaj të Korçës.

Janë arrestuar gjithsej 5 persona, përfshirë autorin e dyshuar të plagosjes, 41-vjeçarin me inicialet A.Q., shkruan A2.

Bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, u zbardh dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar.

Vihet në pranga 41-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vihen në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur më datë 15.08.2025, në fshatin Mollaj, Korçë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë, se në fshatin Mollaj kishte pasur një konflikt për motive të dobëta, ku kishte mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar me mjet prerës (thikë), i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes, konkretisht shtetasin:

A. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos