41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 12:54 | Kronikë

41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

Një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, në rrugën “Besim Alla”, shkruan A2.

E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos