Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të plagosur

Nga Edi Ruçi
9 Prill 2026, 08:42 | Kronikë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar.

Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as ambulanca dhe as policia, shkruan A2.

Të lënduarit ndodhen në pritje të ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos