Një mjet u përfshi nga flakët teksa ishte duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Pogradecit.
Zjarri është përhapur shpejt në mjet, por fatmirësisht drejtuesi ka dalë nga makina në kohë pa u dëmtuar.
Makina në flakë shkaktoi panik dhe trafik, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve normalizoi situatën pas disa minutash.
Dyshohet se shkak ka qenë një defet në sistemin elektrik. Edhe policia mbërriti në vendngjarje. (A2 Televizion)