Një aksident është regjistruar rreth orës 06:00 në aksin Thumanë-Kashar.
Sipas raportimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë 4 makina, teksa nuk raportohet për të lënduar.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë drejtuar mjetet duke qenë se në rrugë kanë qenë pjesët e mjeteve të aksidentuara.
Ende nuk dihet dinamika e këtij aksidenti. (A2 Televizion)