Diella hap profil në Facebook, ka një mesazh për qytetarët

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 08:11 | Politikë

Diella hap profil në Facebook, ka një mesazh për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, ka profilin e saj zyrtar në rrjetin social në Facebook.

Në një video të postuar nga kreu i qeverisë, Diella jep mesazhin e saj të parë për qytetarët, shkruan A2.

“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj, u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast", shprehet Diella.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos