Prezantohet programi dhe kabineti qeveritar, Kuvendi në seancën maratonë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 07:51 | Politikë

Prezantohet programi dhe kabineti qeveritar, Kuvendi në seancën

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot një seancë plenare maratonë, ku pritet të prezantohet zyrtarisht qeveria e re si dhe programi politik për mandatin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Seanca është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe në rend dite parashikohet vetëm diskutimi dhe miratimi i projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Ashtu siç u ra dakord edhe më herë, seanca do të jetë e gjatë dhe pritet të zgjasë deri në ditën e premte pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për të folur, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare do të kenë të drejtë të flasin me të njëjtën kohë në dispozicion si kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos