Aksident në Pogradec, plagoset rëndë motoristi

Nga Artin Halili
17 Shtator 2025, 21:45 | Kronikë

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë motoristi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse motoristi është rrëzuar apo është goditur nga një tjetër automjet.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa dyshohet se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos