Aksident i 6-fishtë në kufirin Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 17:55 | Kronikë

Aksident i 6-fishtë në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një aksident rrugor me përfshirjen e 6 automjeteve ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 kilometra pas daljes nga kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me targa të Shqipërisë, me një kamionçinë tip Iveco me targa të Kosoves. Goditja fillestare ka shkaktuar përplasjen zinxhirore edhe të katër mjeteve të tjera që po lëviznin në drejtim të Prizrenit.

Pavarësisht përmasave të aksidentit, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar ose në gjendje kritike për jetën. Pasojat janë vetëm materiale, ku disa nga automjetet kanë pësuar dëmtime të dukshme nga përplasja, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë gjatë drejtimit të autmjetit me targa të Shqipërisë. Autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer hetimet e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos