
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Alikokës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjete.
Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti konsiderohet problematik për shkak të kthesave të shumta, ndërsa lëvizja me shpejtësi mbi normat e lejuara është një nga shkaqet kryesore që sjell aksidente në këtë segment, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)