Aksident në Zvërnec, plagosen dy maturantë

Nga Jerola Ziaj
30 Maj 2024, 12:54 | Kronikë

Një aksident, me pasojë plagosjen e dy maturantëve, në zonën e Zvërnecit, që po festonin zilen e fundit.

Dy automjete ku po udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Të aksidentuar kanë mbetur vetëm dy maturant një vajzë dhe një djalë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë se si ka ndodhur aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos