Aksident pranë Cakranit, plagosen 3 gra

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 21:45 | Kronikë

Aksident pranë Cakranit, plagosen 3 gra

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar mbrëmjen e së martës në Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Sipas të dhënave nga policia, automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos