Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme te mbikalimi i Plepave në Durrës. A2 CNN raporton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Siç duket edhe në pamjet e mbërritura në A2 CNN një nga automjetet ka përfunduar në korsi të kundërt.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe zjarrfikësja.
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë - Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)