Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet i riu në Kombinat

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 10:42 | Kronikë

Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet i riu në

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos