Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi V.A. ka humbur kontrollin e mjetit pranë Urës së Vashës dhe ai ka dalë nga rruga.
Për pasojë, në aksident kanë mbetur të lënduar V.A. dhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, fatmirësisht jashtë rrezikut.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)