Aksident tragjik në aksin Pogradec-Korçë, humb jetën nëna e tre fëmijëve

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 08:00 | Kronikë

Aksident tragjik në aksin Pogradec-Korçë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43 vjeçareje nga fshati Vlocisht është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të ditës së sotme kur një mjet ka përplasur për vdekje 43 vjeçaren, nënë e tre fëmijëve.

Ka qënë drejtuesi i mjetit ai që ka lajmëruar forcat e policisë ndërkohë që nuk është larguar nga vendi i ngjarjes e ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë

Vetëm pak kohë më parë në të njëjtin vend ka patur një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndërkohë që aksi nga Korça në Pogradec ka patur herë pas here të tilla ngjarje fatale. Të gjitha këto vijnë edhe për shkak të degezimeve e kryqëzimeve të shumta si dhe mungesa e ndriçimit në kryqëzimet e fshatrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos