Përfshihet nga zjarri një garazh në Vlorë

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 19:40 | Kronikë

Përfshihet nga zjarri një garazh në Vlorë

Një garazh në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve, bëhet me dije se garazhi i përfshirë nga zjarri ndodhet në afërsi të bulevardit të qytetit.

Zjarri në garazh dyshohet të ketë ardhur për shkak të disa bombulave gazi të një subjekti. Zjarri vijon ende të jetë aktiv prej rreth 45 minutash.

Raportohet se nga flakët janë djegur disa automjete dhe 2 biznese pjesërisht. Por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, shkruan A2 CNN.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Policia ndërkohë ka rrethuar me perimetër sigurie dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos