Detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, prindërit e njërit prej viktimave jashtë vendit për arsye shëndetësore

Nga Elitjona Doko
3 Maj 2026, 19:00 | Kronikë

E diel pushimi... fëmijët që luajnë në trotuar në Sipitallë të Durrësit dhe një shofer i dehur që me shpejtësi skëterrë i merr përpara dhe iu merr jetën dy prej tyre ndërsa një i tretë po lufton me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta, konfirmoi për A2CNN Ministria e Shëndetësisë. Nikoll Radaçi, 57-vjeçari problematik edhe në të shkuarën për komunitetin është autori i aksidentit tragjik që ndërpreu në moshën më të bukur jetët e 10-vjeçarëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpive të fëmijëve, para një lokali siç duket edhe nga pamjet e filmuara. Nga pamjet duken 4 fëmijë duke luajtur në lagjen nr. 15 të Durrësit, por njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë përplasjes duke u fshehur pas një biçiklete.

Njëri nga fëmijët e humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për arsye shëndetësore.

Nën efektin e alkoolit, pasi ka kryer aksidentin tragjik, 57-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz ML” largohet nga vendi i ngjarjes në vend që të japë ndihmën e parë për t’u arrestuar më pas nga policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos