Akuzat për trafik narkotikësh, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 9 të tjerë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 17:22 | Kronikë

Akuzat për trafik narkotikësh, GJKKO lë në burg djalin e

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik narkotikësh.

Grupi i Rrajës dyshohet se trafikoi 2.4 tonë kokainë drejt Bashkimit Europian, shkruan A2 CNN.

Si pjesë e grupit SPAK ka hetuar 10 persona të cilët janë: Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Kujtojmë se Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, përcjell A2 CNN.

NJOFTIMI I PLOTE:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;.

Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:

-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos