“Integriteti është pika ime e fortë”, Gokaj para KLP: Do të marr praktikat më të mira të drejtuesve të mëparshëm

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 13:18 | Kronikë

“Integriteti është pika ime e fortë”, Gokaj para KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor.

Kandidati Elvin Gokaj, i cili u përball me pyetjet e anëtares së KLP-së, Arta Mandro.

I pyetur se cilat praktika të drejtuesve të mëparshëm do të konsideronte pozitive, Gokaj deklaroi:
“Do të marr praktikat më të mira të dy kolegëve pararendës. Praktika më e mirë është puna në grup. SPAK ka 20 prokurorë, 20 drejtues për dosjet e veta. Drejtuesi duhet të jetë mbështetës ndaj tyre”, shkruan A2 CNN.

Mandro e pyeti më tej për një dobësi dhe një forcë personale. Gokaj u përgjigj: “Pika ime më e fortë është puna dhe integriteti. Pika ime e dobët janë programet e fundit kompjuterike, por për këtë kemi ekspertë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos