
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e Erion Veliajt, raporton A2CNN. Kryebashkiaku kundërshtoi një vendim të ndërmjetëm të Shkallës së Parë për pezullimim e afateve të paraburgimit për një seancë ku shkak i shtyrjes i bë mungesa e avokatit të një të pandehuri tjetër.
Avokatët e Veliajt kanë deklaruar më herët se afatet e paraburgimit nuk duhet të pezullohen në mënyrë kolektive për të gjithë të akuzuarit, për shkak të vonesave që lidhen me persona të tjerë.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në "arrest me burg" që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
(A2 Televizion)