
Apeli i Posaçëm ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për ta lejuar të qëndrojë jashtë kafazit të xhamit në sallën e gjyqit.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja e posaçme e Apelit, Saida Dollani, e cila ka pranuar kërkesën e Metës për të qëndruar në sallë, pranë avokatit të tij, gjatë shqyrtimit të një ankimi në lidhje me afatet e paraburgimit.
Ndërkohë, sot në orën 15:45 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shqyrton një kërkesë të Metës për zëvendësimin e masës "arrest në burg" me një masë më të butë. (A2 Televizion)