Elbasan, 18-vjeçari e përplas me makinë, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
14 Shtator 2026, 12:07 | Kronikë

Elbasan, 18-vjeçari e përplas me makinë, humb jetën i

Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos