Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 13:34 | Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e

Gjykata e Durrësit, pas një seance gati 4-orëshe, ka vendosur që nga 8 punonjësit e burgut të Durrësit, të ndaluar nga policia pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit, të lihen në burg 3 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerët janë vendosur masat e sigurimit: arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim, si pasojë e së cilës nuk u arrit të parandalohej arratisja e të arrestuarit, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda.

Sakaq, i arratisuri Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati.

1. A.Çu-Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
2. A.Çe- Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqëore”
3. D.P- Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
4. D.S Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
5. F.B Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
6. P.M Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet ““Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqëore”
7. S.F Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
8. V.U Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilën nga Prokuroria kërkohet “Arrest me burg” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos