
Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e të dielës në plazhin e Pishporos, në Fier, raporton A2 CNN.
Viktima, i identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. (A2 Televizion)