Arrestimi i Ergys Agasit u prit me reagime. Në Durrës u hodhën fishekzjarrë, ndërsa në Tiranë protestuesit e përnatshëm u ndalën para Drejtorisë së Policisë, aty ku u shoqërua fillimisht Agasi.
Protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër biznesmenit dhe drejtuesve të qeverisë. Protestuesit kanë kërkuar që, pas Agasit, të arrestohet edhe kryeministri Edi Rama.
Përpara Drejtorisë së Policisë u dëgjua në kor thirrja: “O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”. (A2 Televizion)