All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari rumun

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 08:50 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet

Një 18-vjeçar nga Rumania është arrestuar nga policia e Shkodrës. I riu Nicolae-Ionut Deliver në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës shiste doza kanabisi.

All - Paragraf - 3

Si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” 18-vjeçari u kap në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa iu sekuestrua edhe armë e ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet gjatë momentit të arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë. Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.

All - Paragraf - 7

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës.

Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër.

18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos