Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22 vjeçar në zonën e Krrabës nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat i operacionit të koduar “Village” është vënë në pranga shtetasi R.Rr. 22 vjeç.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)