Shpërthim në një banesë në Has, plagoset pronarja e shtëpisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 10:16 | Kronikë

Shpërthim në një banesë në Has, plagoset pronarja e

Një grua ka mbetur e plagosur në qytetin e Krumës si pasojë e një shpërthimi gazi që ndodhi në banesën e saj mëngjesin e së enjtes.

Sipas të dhënave nga policia, shpërthimi ka ndodhur në depon e banesës së Sh.D. rreth orës 09:00.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos