I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Peqin 52-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 09:23 | Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Peqin

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar nga Peqini të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Luan Gripshi është dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.     

Gripshi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, e ka dënuar më 3 prill të dy viteve më parë.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e tij.

Njoftim i Policisë

Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.     

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos