Goditi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet pas më shumë se një muaj i mituri dhe babai i tij

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 08:55 | Kronikë

Goditi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet pas

Një 16-vjeçar dhe babai i tij Viktor Dakaj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishin shpallur në kërkim për plagosjen e 33-vjeçarit të ndodhur në 20 korrik të këtij viti. Policia njofton se 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e tij, goditi me thikë 33-vjeçarin në sheshin “Prek Cali”, pas një konflikti fizik mes tyre. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:  -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;

-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njofton policia.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin. 

Sipas policisë veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos