Arrestohet 28-vjeçari me armë zjarri në makinë, në kërkim dy të rinj të tjerë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 09:37 | Kronikë

Arrestohet 28-vjeçari me armë zjarri në makinë, në

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në fshatin Domje të Tiranës. Gjatë një kontrolli të befasishëm në një automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Në automjet ndodheshin drejtuesi, shtetasi F. M., 28 vjeç, dhe një pasagjer 16-vjeçar. Si rezultat i veprimeve hetimore:

·         U arrestua në flagrancë F. M., banues në Domje, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

·         U procedua penalisht në gjendje të lirë pasagjeri 16-vjeçar, për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

·         U shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, përdoruesi aktual i tij, të dy banues në Domje. Dyshohet se ata i kanë dhënë automjetin 28-vjeçarit të arrestuar.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos