Vrasja në Xibër, kapet në Allias autori, i afërm me viktimën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 08:43 | Kronikë

Vrasja në Xibër, kapet në Allias autori, i afërm me

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë në kohë rekord autorin e vrasjes me thikë të 65 vjeçarit Selim Velsula në fshatin Xibër të bashkisë Klos.

Vetëm pak disa orë pas krimit, blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Hazbi Velsula, i afërm me viktimën në zonën e Alliasit.

Sipas të dhënave paraprake, Hazbi Velsula për motive ende të paqarta e ka goditur disa herë me thikë Selimin, duke i shkaktuar plagë fatale.

Më pas, ai është larguar drejt kryeqytetit, ku siç raportohet ka njoftuar motrën e tij se ka vrarë dikë në fshatin Xibër, aty ku ndodheshin dhe pronat e familjes.

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos