Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr, të zonës së Klosit. Policia në informacionin paraprak bën me dije se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, informon policia.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)