Zjarr në një pallat në Durrës

Nga Elitjona Doko
11 Qershor 2025, 22:04 | Kronikë

Zjarr në një pallat në Durrës

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës një pallat në lagjen 15 të Durrësit, e njohur si zona e Spitallës, pranë parkut të autobusëve.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, me tre mjete të specializuara, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, shkruan A2.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Grupi hetimor i policisë ndodhet në terren dhe ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos