Shpërthim eksplozivi në një lokal në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 08:39 | Kronikë

Shpërthim eksplozivi në një lokal në Fushë Krujë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B.T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos