Vijon shqyrtimi paraprak i dosjes "Partizani" në Gjykatën e Posaçme

Nga Armand Bajrami
31 Janar 2025, 09:45 | Kronikë

Vijon shqyrtimi paraprak i dosjes "Partizani" në Gjykatën e

Gjykata e Posaçme vijon sot shqyrtimin paraprak të dosjes "Partizani", me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Në seancën e sotme do të vijojnë sërish të paraqesin kundërshtitë e tyre avokatët e Jamambër Malltezit, shkruan A2.

Më herët, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Berishës, ndërsa në përfundim të fjalës së avokatëve të Malltezit do të dëgjohen avokatët e të pandehurve të tjerë. Më pas, do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës.

Për shkak të volumit të materialeve të avokatëve, në dy herët e fundit seanca ka zgjatur deri në përfundim të orarit zyrtar të punës në gjykatë.

Të pandehurit Berisha dhe Malltezi nuk janë  paraqitur në seancë, ku po përfaqësohen nga avokatët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos