155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve

Nga Igli Çelmeta
3 Gusht 2026, 10:28 | Kronikë

155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të

GJKKO ka dënuar me rreth 155 vite burg në total, 28 pandehur të cilët u shpallën fajtor për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës, kundrejt pagesave prej mijëra euro. Vendimi u dha pak më parë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj.

Të pandehurit janë: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos