Qëllohet me armë në det përballë Palasës, Policia në ndjekje të jahtit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2026, 22:35 | Kronikë
Qëllohet me armë në det përballë Palasës, Policia

Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Në bord ndodhej një grup personash që po festonin, ndërsa për arsye ende të paqarta u dëgjuan krismat, raporton A2 CNN.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos