Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 10:33 | Kronikë

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, shërbimet policore kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, e dyshuar për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit financiar.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasja E. V. dyshohet se, përmes mashtrimit, i ka marrë një shumë prej 36 000 euro shtetasit M. C., me pretendimin se do t’i blinte një pronë në qytetin e Tiranës. Pas pagesës, ajo nuk ka përmbushur detyrimet e saj dhe ka shmangur komunikimin me viktimën, duke ngritur dyshime për mashtrim të mirëorganizuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos