Shembet masivi i kromit në Burrel, zë poshtë punëtorin dhe fadromën

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 18:33 | Kronikë

Shembet masivi i kromit në Burrel, zë poshtë punëtorin dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një fabrikë kromi në Burrel.

Policia njofton se një masivë dheu është shembur, duke zënë poshtë një nga punëtorët, së bashku me automjetin e punës.

“Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës”, informon policia.

Sakaq, shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e punëtorit të zhdukur.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos