Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Laç pasi u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes disa personave që përfundoi me shkrehjen e armëve.
Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj, e cila raportohet se po shiste qirinj në rrugë për besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit në momentin që ndodhi konflikti dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Policia e Kurbinit informoi zyrtarisht se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. (A2 Televizion)