Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 13:44 | Kronikë

Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap me një automatik me qëllim për ta shitur. Policia njofton se Ramiz Bami u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante automatikun.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjetin e 62-vjeçarit. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos